Tupja: Gjuha amtare të mësohet deri në moshën 10-vjeçare, është mjet i fortë komunikimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2022, 22:24
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Edmond Tupja u shpreh se duhet forcuar Gjuha Shqipe derisa në moshën 10-vjeçare.
Sipas tij, gjuha është një mjet komunikimi, prandaj ata që drejtojnë shtetin duan që gjuha të jetë e njëjtë për të gjitha.
Tupja: Në shkollë do të flitet shqip dhe do të shkruhet shqip, deri në 10 vjeç pasi duhet forcuar gjuha amtare. Ajo është një mjet komunikimi, prandaj ata që drejtojnë shtetin duan që gjuha të jetë e njëjtë për të gjitha.
Ky është si një rrul që e rrafshon gjuhën. Miku im, Primo Shllaku shkruan gegnisht dhe e kuptoj shumë mirë. Ama duhen lënë njerëzit dhe fëmijët që të mësojnë dialektet e tjera.

