I kërkoi Ramës të mos bënte propagandë me përmbytjet, Meta denoncon: Policia sjellje banditeske ndaj qytetarit në Sukth

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar ndalimin e padrejtë të një qytetari  në Durrës.

Në një postim në facebook, Meta shkruan se dënon me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.

Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, Meta i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

"Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron" përfundon Meta.