Moti i keq, akset e bllokuara në Lezhë, 1300 Ha tokë e përmbytur

Reshjet gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Lezhë duket se nuk kanë ndihmuar aspak në përmirësimin e situatës së përmbytjeve në këtë bashki.

Si pasojë e reshjeve me intensitet mesatar dhe intensiv ka bërë që disa rrugë e akse të vijojnë të jenë të pakalueshme, ndërsa janë 4 banesa në ujë e 1300 Ha tokë e përmbytur.

Bashkia Lezhë njofton se situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.

fshatin Kakarriq vazhdon të  kemi prezencë uji në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike.

Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme.

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.