Rrokaj: Ndërhyrjet në standardin e gjuhës duhen bërë me konsensus shtetëror, shkolla është themeli

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Shezai Rrokaj u shpreh se shkolla duhet të jetë me të vërtetë themeli i ngulitjes së një standardi.

Ai tha se ndërhyrjet ne standard duhen me konsensus shtetëror dhe se Gjermania ka shpenzuar 95 vite për të bërë një reformë, ndërsa sot i ka lënë për 15 vite të dyja variantet.

Rrokaj: Shkolla duhet të jetë me të vërtetë themeli i ngulitjes së një standardi. E dyta të mos mendojmë kurrë që, sepse kemi shumë sprova dhe studime serioze, pasi çështjet e ndërhyrjes në standard bëhen me konsensus shtetëror dhe nuk janë kaq të thjeshta.

Gjermania ka shpenzuar 95 vite për të bërë një reformë, ndërsa sot i ka lënë për 15 vite të dyja variantet. Gjuhëtarët i kanë bërë rregullat, por nuk kanë faj se populli nuk i respekton atë. Gjuhëtarët nuk bëjnë gjuhë, por e studiojnë gjuhën, ne nuk jemi mësues.