Rama në Shkodër pas tërheqjes së ujit: Dëmet nuk janë ato që thonë “gojët e liga”
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në zonat e përmbytura të vendit. Nga Shkodra ai ju përgjigj kritikave të opozitës me akuzat se ajo po hiperbolizon përmasat e dëmeve.
Në fillim dërgoi ministrat, por kur përmbytjet në Shkodër trazuan politikën, Edi Rama të martën doli vetë në terren.
Ndërsa kundërshtari, Sali Berisha, e akuzoi si përgjegjës për përmbytjet nga shkarkimet e Hidrocentraleve dhe në media u shfaqën pamje të ngjashme me ato të 12 viteve më parë, Edi Rama flet për një bilanc tjetër.
Rama: Është një situatë e paimagjinueshme, nuk ka krahasim me atë të 2010.
Spiropali: 14 mijë ha të përmbytyra në 2010 dhe sot kemi 1300 ha. Numri i shtëpive dhe banesave 2800 në 2010, sot nuk kemi asnjë banesë dhe asnjë shtëpi të mbuluar nga uji dhe asnjë oborr.
Kryebashkiaku i Shkodrës foli të hënën për mungesë bashkëpunimi me qeverinë, por edhe Edi Rama u ankua për një fakt të tillë, duke bërë përgjegjës pushtetin vendor.
Rama: Në rast se në të gjithë zonat e tjera ne kemi një ndryshim komplet të sjelljes së sistemeve të kanalizimeve, të kulimit etj. Këtu është bërë çfarë është bërë nga strukturat qëndrore ndërkohë që në niovelin e strukturave vendore kemi pasur gjithmonë problem.
Aty ku ka pasur bashkëpunim mes institucioneve nuk ka pasur dëme nga moti i keq. Si shembull Rama sjell Durrësin.
Reshjet e dendura të shirave ditët e fundit shkaktuan probleme në disa qarqe të vendit, por më problematike situata ishte në Shkodër dhe në Lezhë.
Përgjegjës për përmbytjet opozita bën qeverinë.

