Avokati: KLSH nuk kryen detyrën, fondet e shoqatave ndahen me Ministrinë e Drejtësisë dhe KLSH-në

Avokati, Roland Islami, ishte i ftuar në rubrikën e intervistës se moderatores Sonila Musai në Ora News ku u diskutua për abuzimet seksuale ndaj të miturve.

Gjatë fjalës së tij avokati denoncoi Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe  Ministrinë e Drejtësisë që nuk bëjnë një auditim për cilësinë e shërbimit që ofrojnë shoqatat si dhe një auditim financiar ku këto shoqata kanë dhënë fondet që kanë marrë.

Islami: Kontrolli i Lartë i Shtetit ose Ministria e dikasterit përkatës duhet të bëjë një auditim si për cilësinë të shërbimit që ofrojnë këto shoqata, ashtu edhe një auditim financiar sa i përket aty ku këto shoqata kanë dhënë fondet që kanë marrë. Pse nuk e bëjnë kontrollin, detyrën këto institucione apo nuk ka kush i kontrollon sepse puna është zinxhir. Pse-në duhet ta japë dikush që është kompetent unë mund të jap një opinion timin.

Unë mendoj që këtu bashkëpunimi privat-shtet, pra bashkëpunimi i shoqatave që marrin autorizimin e ofrimit të këtij shërbimi me shtetin shqiptar, me punonjësit që japin dhe lëshojnë këto autorizime që nga rangu i drejtorëve formal dhe më lart kanë bashkëpunim për këto fonde. Këto fonde nuk është se i merr shoqata, 20% e fondit përfundon tek shoqata.Fondi tjetër përfundon tek ai që të jep autorizimin për ta marrë këtë fond dhe nëse kjo është e vërtetë pse nuk kemi kontroll? Si mund të kontrollosh ti atë, i cili të ka paguar për lekët që të ka marrë?