Islami: Qendra për Trajtimin e Dhunës ndaj të Miturve pranë Ministrisë së Drejtësisë merren me foto në Instagram
Avokati, Roland Islami, ishte i ftuar në rubrikën e intervistës se moderatores Sonila Musai në Ora News ku u diskutua për abuzimet seksuale ndaj të miturve.
Gjatë fjalës së tij, avokati denoncoi Qendrën për Trajtimin e Dhunës ndaj të Miturve pranë Ministrisë së Drejtësisë e cila sipas avokatit është jofunksionale.
Islami: Sot kemi në Republikën e Shqipërisë një qendër për trajtimin e dhunës ndaj të miturve që është Qendra për Trajtimin e Dhunës kundra të Miturve pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot është tërësisht jofunksionale. Kemi mbetur vetëm me fotot e Instagramit. Është gjynah që ne të bëjmë foto Instagrami nga shoqatat dhe organizatat ndër organizmat ndërkombëtar që investojnë në Republikën e Shqipërisë pafund fonde të cilat shkojnë dhe bëjnë foto ca në Gjirokastër…
Nëse i referohemi Instagramit të të kësaj drejtorie, foto në Gjirokastër, foto në vende të bukura të Shqipërisë, në një kala, në një kala tjetër, ndërkohë që ne nuk kemi një të mitur të marrë nga kjo qendër sociale për ta trajnuar, për ta trajtuar. Dalim tek qendra që ekziston për këtë punë në Ministrinë e Drejtësisë, që janë qendra shtetërore të cilat duhet të përgjigjen dhe duhet të përgjigjen publikisht se përse sot janë inekzistente.
