Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagosen 4 të rinj, 2 rëndë
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.
Mësohet se dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë janë plagosur 4 të rinj, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
"Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Rriles", janë aksidentuar dy automjete tip " Ford" me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M. Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor" njoftoi policia.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Më herët gjatë ditës një aksident i trefishtë pa pasoja në njerëz, ndodhi në lagjen 17 të Durrësit.
3 automjete u përplasën në afërsi të tregut industrial. Shkak ka qenë lagështia në rrugë.






