Dhuna ndaj të miturve, avokati: Shoqatat vetëm marrin lekët nga BE, inekzistente në shoqëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2022, 21:12
Moderatorja, Sonila Musai, kishte të ftuar këtë të martë në hapësirën e intervistës avokatin Roland Islami.
Gjatë fjalës së tij në Ora News, avokati denoncoi shoqatat që merren me trajtimin e dhunës ndaj të miturve.
Islami: Kemi një mori shoqatash në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë marrë përsipër dhe autorizim nga Ministria e Drejtësisë për të marrë fonde në BE. Marrin fonde, të cilat mund të kalojnë fondin e buxhetit të shtetit disa herë për këto situata që ne kemi dhe janë inekzistente në shoqëri.Pra thjesht janë shoqata të regjistruara në regjistrin e shoqatave në gjykatën e Tiranës dhe sot janë inekzistente.Marrin fondet, nuk kontrrollohen as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe asnjë institucion tjetër.
