Nuk kishin kohë në verë, 200 studentë urdhërohen të lënë Konviktin se do restaurohet

Drejtoria e Qytetit Studenti ka urdhëruar rreth 200 studentë të largohen deri në 30 nëntor nga konvikti, për shkak të restaurimit të godinave, pa ju siguruar vend strehimi tjetër.

Ky fakt bëhet i ditur nga Qëndresa Qytetare.

Nesër, 23 nëntor, ora 10:00, dhjetra studentë të Konvikteve nr 14 dhe nr 4 në Qytetin Studenti do të reagojnë për median përpara Godinës 14 tek Shatervani në Qytetin Studenti.

Qendresa Qytetare thotë se do ta mbeshtesë këtë reagim.