Mëniku: Akademitë në Shqipëri dhe Kosovë të bashkëpunojnë për pasurimin e leksikut të gjuhës

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Profesoresha Linda Mëniku u shpreh se Në mënyrë urgjente akademinë e Shqipëri dhe qendrat albanologjike do të ishte mirë që të bashkëpunojmë për pasurimin e leksikut të gjuhës.

Ajo tha se duhen parë normat bazë të drejtshkrimit të vendosura nga kongresi i drejtshkrimit të cilët janë lehtësisht të ndryshueshme.

Mëniku: Në mënyrë urgjente akademinë e Shqipëri e Kosovë dhe qendrat albanologjike do të ishte mirë që të bashkëpunojmë për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe sikurse bëjnë shumë gjuhë të tjera. Nuk mundet që fjalët t’i përdorim nga gjuhët e huaja.

Duhen parë normat bazë të drejtshkrimit të vendosura nga kongresi i drejtshkrimit të cilët janë lehtësisht të ndryshueshme. Kjo qysh nga shkrimi i ditëve të javës që shkruhen akoma ne medie me shkronjë të madhe, apo edhe festat zyrtare. Kjo gjë mund të bëhet.