Psikologia ngre alarmin: 39% e abuzimeve me fëmijët ndodhin brenda familjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2022, 21:03
Psikologia, Bona Miekley, ishte e ftuar në rubrikën e intervistës se moderatores Sonila Musai në Ora News ku u diskutua për abuzimet seksuale ndaj të miturve.
Gjatë fjalës së saj Miekley tha:
"Ekziston një mit që thotë që abuzimet seksuale vijnë nga të huajt, pra nga një person që nuk e njeh, por ndodh e kundërta. Në fakt është bërë një hulumtim dhe në 9% të abuzimeve sulmuesi është i huaj pastaj 59% vijnë nga të afërmit. Pra mund të jetë një person me autoritet që është më i madh në moshë që mund të jetë brenda komunitetit dhe pjesa tjetër, 39% fatkeqësisht, vijnë brenda familjeve dhe kjo duhet të na bëjë që të ngremë alarmin e ndërgjegjësimit”.
