“Protesta e 6 dhjetorit ndot opozitën, dhuratë për Ramën”, Çollaku: E pamundur të zhvillohet pa cënuar sigurinë

PD ka thirrur protest me 6 dhjetor ditë kur në Tiranë janë të pranishëm të jgithë liderat e BE.

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj  tha se kjo protestë është e gabuar.

Sipas tij samiti që mbahet atë ditë nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën as me qeverinë e Edi Ramës, është një akt i demonstrimit të forcës së BE-së.

Kreshnik Çollaku: Në radhë të parë ajo protestë zhvillohet nga një pjesë e opozitës, Rithemlimi. E kam vlerësuar dhe e vlerësoj si një protestë të gabuar. Një protestë të keqkuptuar dhe që vjen nga një lloj frustrimi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm. Samiti që mbahet më 6 dhjetor nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën as me qeverinë e Edi Ramës. Është një akt i demonstrimit të forcës së BE, një mesazh që duan të japin nga Ballkani.  Një mesazh që troket vetëm në një derë, përpjekjeve të rusisë për të destabilizuar Ballkanin. Nuk ka asnjë lidhje, asnjë meritë qeveria shqiptare përveçse të kujdeset për masat e takimit, një logjistikë që i duhet të kujdeset në politikën shqiptare.

Sipas tij një protetë e opozitës së mbajtur atë ditë ëshët për ta ndotur opozitën.

Kreshnik Çollaku: Samiti i BE në Tiranë bëhet me një motiv të qartë gjeostrategjik, për ti dhënë një mesazh të qartë përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin. Është zgjedhur Shqipëria pasi nga vendet e Ballkanit është vendi më proeuropian. Në këtë situatë një pjesë e opozitës të demostrojë në atë ditë është për ta ndotur opozitën. PD nuk duhet t’ja japë  Ramës këtë dhuratë është një dhuratë që Rama nuk  meriton.

Gazetari: Thirrja është kundër një qeverie, jo kundër liderëve të BE çfarë të keqje ka?

Kreshnik Çollaku:  Ajo është një ngjarje e jashtëzakonshme. Masat e sigurisë janë ekstreme dhe praktikisht e bën të pamundur të zhvillosh një protestë masive  pa cenuar regjimin e sigurisë së këtyre liderëve.  Unë e besoj dëshirën e mirë por çdo gjë mund të ndodh. Nuk kemi mundësinë të parandalojmë provokimet që mund të ndodhin si nga brenda dhe nga jashtë nga Rusia.