Mat, të moshuarit i vodhën 170 mijë lekëshin e viçave, autori i dyshuar, një 12 vjeçar lihet i lirë

Një grabitje e ndodhur më 16 nëntor në banesën e një të moshuari në Mat ka pasur si autor një të mitur vetëm 12 vjeç.

Fillimisht u raportua se persona të maskuar kishin hyrë gjatë natës në banesën e shtetasit SH.B. 66 vjeç, banues në fshatin German, Burrel, dhë i vodhën 170 000 lekë, të marra nga shitja e dy viçave.

"Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar dhe shoqëruar një shtetas i mitur 12 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes së shumës së parave, në banesën e 66-vjeçarit, më datë 16.11.2022.  Kjo ngjarje është publikuar në ëeb-in zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë 17.11.2022," njoftoi policia.

Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.