Lezhë/ 1300 ha tokë nën ujë
Në territorin e Qarkut Lezhe , gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes kemi patur rreth 20 mm reshje. Shtabi i emergjencave flet për 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre dhe 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.
Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat I prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.
Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.
Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike.
Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme.
Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.


