Mat/ E ndoqën pasi shiti dy viçat, grabitësit i hyjnë në shtëpi e i grabisin 200 mijë lekë

Një grabitje ka ndodhur 3 netë më parë në fshatin Gërmen, Mat në një banesë ku janë vjedhur 200 mijë lekë.

Gazterai i Ora News informon se një shtetas me inicialet SH.B. kishte shitur 2 viҫa kundrejt 200 mijë lekëve (2 milion lekë të vjetra) dhe grabitësit pasi kanë parë se ai ka marrë paratë e kanë ndjekur deri në banesë.

Rreth mesnatës ata kanë hyrë në banesë të maskuar dhe kanë vjedhur paratë. Bëhet me dije se menjëherë është njoftuar Komisariati i Matit, megjithatë ata kanë shkuar 12 orë më pas.

Burime për Ora News bëjnë me dije se policia ka tentuar ta fshehë si ngjarje, pasi familja ishte shumë e varfër e mbahej vetëm me blegtorinë.