Oboti nën pushtetin e ujit, pamje me dron nga Shkodra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2022, 11:05
Deri në 4300 ha tokë shkoi sipërfaqja e përmbytur në zonën e Shkodrës më 21 nëntor nga reshjet dhe shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, të cilat sipas KESH u përballën me prurje të shumta.
Oboti është një nga zonat e goditura.
Pamjet me dron të përgatitura nga Terenc Pepa tregojnë dëmet që janë shkaktuar.
Mijëra ha toka nën ujë ndërkohë që makinat e ushtrisë ishin në gadishmëri për ti ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

