Krimi i pasionit në Itali, familja hap dyert e mortit, daja i 23 vjeçarit: "Gabimi" i djalit ishte që u dashurua
Lidhja me një grua të divorcuar i kushtoi jetën 23 vjeçarit Flonino Mërkurit nga Fieri. I riu u gjet i vdekur së bashku me të dashurën e tij Mynyvere Karabollaj 37 vjeçe në Itali aty ku jetonin së bashku prej 3 vitesh. Familja e të riut ka hapur dyert e mortit ndërsa thonë se djali i tyre vdiq sepse dashuroi.
Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit një ditë pas vrasjes së djalit të tyre 23 vjeç Flonino Mërkuri në Itali.
I riu nga Fieri u gjet i vdekur së bashku me të dashurën e tij, Mynyvere Karabollaj 37 vjeçe e njohur me emrin e vajzërisë si Vera Myrtaj.
Ngjaja e rëndë ndodhi në Spinea, një zonë e Venecias në Itali.
Pak orë më vonë u mësua se autori i ngjarjes ishte ish-bashkëshorti i 37 vjeçares Viron Karabollaj cili dyshohet se vrau veten menjëherë pas krimit të rëndë.
Të afërm të 23 vjeçarit floën për krimin e rëndë duke thënë se Flonino Mërkuri nuk kishte pasur kurrë përplasje me ish-bashkëshortin e të dashurës së tij, pasi divorci mes tyre kishte ndodhur 10 vite më parë.
"Gabimi i djalit ishte që u dashurua , por që të dashurosh nuk është gabim. Mynyverja ishte e divorcuar 10 vjet më parë dhe ishte e braktisur nga ish-bashkëshorti.
Djali kishte tre vjet me të. S'ka pasur asnjë lloj paralajmërimi, asnjë gërvishtje më të vogël me ish-in. Fare," ka thënë daja i 23-vjeçarit.
Karabinierët i zbuluan trupat e pa jetë pasi u telefonuan nga vajza e gruas, e cila ishte shqetësuar, pasi nëna e saj nuk po I përgjigjej në telefon që prej mbrëmjes së të dielës.

Brenda vendit të krimit hetuesit kanë gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Mediat italiane shkruajnë se në skenën e krimit kishte elemente dyshues për praninë e një personi të tretë i cili pas vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes, për tu gjetur i vdekur disa kilomenta më tej.

