Shkodër/ Familja në Kuç verifikon dëmet e përmbytjeve. Frigoriferë, divanë e krevatë në hava

Tërheqja e ujit dhe reduktimi i sipërfaqes së përmbytur ka nxjerrë në pah dëmet e mëdha ekonomike për familjet e prekura.

Zonat më problematike mbeten Guri i Zi, Ana e Malit, Dajçi e Bërdica. Shkak për reduktimin e sipërfaqes s ë përmbytur është ndërprerja e shkarkimeve por reshjet e shiut vështirësojnë situatën.

Familjet e dëmtuara kanë pësuar dëme të mëdha në produkte bujqësore, blegtori por dhe dëme në banesa.

Sot raportohet prë 5 shtëpi me prezencë uji.

Ora News ishte në një nga banesat në fshatin Kuç të Shkodrës ku uji është tërhequr duke lënë pas dëmtimet.

Familjarët në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë orendi kanë vendosur mbi karrige frigoriferin bufenë e krevatin. Në disa dhoma ka ende ujë, ndërsa rrobat dhe dyshekët kanë marrë lagështirë.

E gjithë është bërë në një kohë rekord. Video nga stafi i redaksise së Ora News, me gazetar Bepin Kolvata.