E rëndë në Greqi, 47 vjeçari shqiptar, baba i 4 fëmijëve i jep fund jetës me litar

Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i varur mëngjesin e 21 nëntorit në shtëpinë e tij, në Ampelophytos, komuna Pylos-Nestoros.

Lajmi shkaktoi trishtim në fshat pasi 47-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Ampelophytos, kishte 4 fëmijë dhe punonte në bujqësi, ndërsa kishte edhe një minimarket, raporton media greke.

Deri më tani nuk është bëri i ditur identiteti i viktimës.