"Herë si Balla, herë si Bego, herë Gurra, e herë Xibraka", PD: SPAK të hetojë përgjimet e Taulantit
Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra.
Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Ardian Çapja, i akuzuar për disa ngjarje në qytetin Elbasanit foli në gjyq edhe për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, duke e lidhur sipas tij edhe me pergjimin e një politikani të cilin e përmendi me emrin “Taulant”
“Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër. Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka. Taulantit që kërkon një mbiemër do ti duhet së shpejti të kërkojë edhe një avokat për secilin llagap” ” tha zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo sot në një prononcim për median nga selia e PD-së.
Një nga këto është dhe një arsye më shumë për protestën e 6 dhjetorit thotë PD.
"Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.
Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.
Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë.
Implikimi i politikanëve të lartë të qeverisë me malavitën vjen tashmë nga disa burime. Denoncimi i vazhdueshëm i bandave dhe lidhjeve të tyre politike ka qenë një moto e kësaj foltoreje.
Ja pse protestohet ndër të tjera më 6 dhjetor. Për t’i thënë Europës dhe përfaqësuesve të saj se diçka nuk shkon në Shqipëri. Politika dhe krimin janë bërë një."
“Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të Gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orjentimi i hetimeve. Kam degjuar në media që keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin, bëj drejtësi. Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën.
