Komisioni i Sigurisë mbledhje për informacionin e klasifikuar, opozita e kërkon për përmbytjet

Opozita ka kërkuar që Komisioni i Sigurisë, të thërrasë për raportim Ministrin e mbrojtjes Niko Peleshi për përballimin e situatës nga përmbytjet. Në rend dite ishte pr/ligji për informacionin e klasifikuar, për të cilin deputeti Ervin Salinji ka ironizuar duke thënë se është e kotë që diskutohet për këtë çështje, përsa kohë për shqiptarët nuk ka më sekrete.

Ligjet për informacionet e klasifikuara sipas opozitës nuk duhet të ishin tema kryesore në komisionin e sigurisë kombëtare. Sipas deputeti Salianji, para tyre këtë të martë duhet të ishte ministry Niko Peleshi, për të raportuar mbi masat e marra për të përballuar përmbytjet.

 “Në ditën kur një prej dikastereve, që është nën mbikëqyrjen tonë, që është Ministria e Mbrojtjes, ky komision duhet të niste me përmbytjet, vëmendjen që ka Parlamenti  dhe Komisioni i Sigurisë, po ashtu projektligjet janë bërë, kalojn në parim dy muaj para pastaj vijnë nen pëe nen sipas interesit të qeverisë, për të zhvendosur vëmëndjen nga ngjarjet e ditës,” tha Salianji.

Por duke u ndalur tek ligjet për dosjet me informacion të klasifikuar. Për Ervin Salianjin është e kotë që të bëhen diskutime të tilla, pasi për shqiptarët shteti nuk ka më asnjë sekret, për shkak të hakërimit të sistemeve online. 

“Çfarë bëjmë letra kot ne për informacionin e klasifikuar, kur të gjithë sekretet e Shqipërisë i kanë iranianët, i ke në publik të gjitha,” tha Salianji.

Në reagimin e tij, Salinanji iu referua edhe publikimeve më të fundit të hakerat iranianë, të cilët nxorrën të dhënat, letrat dhe e-mailet e punonjësve të shërbimit informativ të shtetit.