Tërheqja e ujit zbulon pasojat në Shkodër dhe Lezhë, banorët rikthehen në shtëpitë e përmbytura

Tërheqja e ujit po zbulon pasojat e përmbytjes në qarkun e Shkodrës. Banorët e evakuuar po rikthen në shtëpi, ku thonë se kanë humbur gjithçka. Në Lezhë, u shënua një tjetër dramë njerëzore, ku një i vdekur u nxorr me varkë, për shkak të nivelit të Ujit në Torovicë.

Uji ka filluar të tërhiqet nga zonat e përmbytyra në Shkodër, duke zbuluar pasojat e përmbytjes pas reshjeve tre ditore të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet

1458 Ha tokë vlerësohen ende nën ujë, rreth 800 hektarë më pak se një ditë më parë.

Këto pamje me dron vijnë nga Oboti, në njësinë Ana e Malit ku sipas raportit të orës 10 00 sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur shkon në 700 Ha

Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 5 cm, nga 40 cm që ishte në orët e para të mëngjesit të së martës.

Rruga tashmë është e kalueshme.

Pasojat e përmbytjes po dalin në pah.

Kjo është gjendja e një banesë në fshatin Kuç Brenda të cilës vërshoi uji.

Thuajse çdo gjë ka dalë jashtë përdorimit tregon kryefamiljari, për të cilin normalizimi i kushteve të jetesës do të jetë sfidë.

Momentalisht vlerësohet se në Shkodër nuk ka prezencë uji në asnjë banesë, por 23 familje të evakuuara ende nuk janë kthyer në shtëpi.

3 qëndrojnë në konflikte dhe të tjerët janë strehuar tek familjarët në pritje që banesat të jenë sërish të jetueshme.

Në Lezhë ndërkohë janë rreth 1300 hektarë tokë ende e përmbytur.

Në zonën e Torovicës, uji që shkon deri në 1 metër detyroi ndërhyrjen me varka për të nxjerrë një të vdekur dhe përcjelljen e tij për në banesën e fundit.