Të bllokuar 2 orë në trafik, ja si nisi java për banorët e Tiranës

Të shkuarit në orar sot në punë, apo në shkollë ka qenë mision  i pamundur për qytetarët e Tiranës.

Ndonëse kanë dalë shpejt nga shtëpia të gjithë janë gjendur të bllokuar në trafik në makinat e tyre apo në mjetet e transportit urban.

Pothuajse të gjitha rrugët kryesore por dhe rrugicat e kryeqytetit kanë qenë të bllokuara sot.

Trafiku i rënduar është një problem i përditshëm në Tiranë por në momentin që bie shi ky problem rëndohet së tepërmi.

Ndërsa dita e sotme ishte një nga ato ditët ku shumë pak qytetarë nuk janë gjobitur nga punëdhënësit për shkak të mbërritjes në punë në orar por 2 orë me vonesë, ndonëse nga shtëpia kishin dalë herët në mëngjes.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi ju sjell vëzhgimin e saj.