Përmbytet edhe ish-Këneta në Durrës, uji vërshon në banesa

Reshjet e dendura dhe moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë fundjavës kanë sjellë përmbytje dhe dëme thuajse në çdo bashki.

Përmbytje ka pasur edhe në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku uji ka pushtuar rrugët dhe shtëpitë janë rrethuar nga uji.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Ora News shihet se uji në rrugë e banesa ka arritur në disa centimetra.

Përmbytet edhe ish-Këneta në Durrës, uji vërshon Përmbytet edhe ish-Këneta në Durrës, uji vërshon Përmbytet edhe ish-Këneta në Durrës, uji vërshon