“Vrasësit në pagesë”, Gentjan dhe Indrit Beqiraj rrëfejnë krimet në Durrës e Tiranë
Hetimi i vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj të dyshuar si vrasës me pagesë dhe Rrumit të Shijakut, nuk do t’i kalojnë SPAK-ut, por çështja do të mbetet në Durrës, pasi Gjykata rrëzoi akuzën e prokurorisë për grup të strukturua kriminal për mungesë provash.
Vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të dyshuar si vrasës me pagesë do të jenë në dispozicion të prokurorëve të Durrësit, për të zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura vitet e fundit në vend.
Prokuroria kërkoi që gjykata të shpallë moskompetencë duke kërkuar që dosja të hetohej nga SPAK-u. Por Gjykata e Durrësit në seancën e kësaj të enjteje ku dha masën e sigurisë për 14 të ndaluarit vendosi që çështja të hetohej dhe gjykohej nga prokuroria dhe gjykata Durrës.
Lidhur me vendimet e saj, Gjykata vendosi masën e lënies në burg pa afat për dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, ndërsa për disa prej të arrestuarve është vendosur masa burg me afat 45 ditor pasi mungonin prova nga prokuroria.
Po ashtu, Gjykata vendosi lirimin e njërit nga të ndaluarit, për mungesë provash. Mes atyre që u la në burg ishte edhe punonjësi i burgut të Durrësit Flamur Bejko, i cili akuzohet se u kishte paguar paraprakisht 3500 euro vëllezërve Beqiraj për vrasjen e dy personave, sikurse dhe ushtaraku Altin Celami, i cili ruante dhe siguronte armë për grupin.
Dy vëllezërit u vetëofruan si bashkëpunëtorë të prokurorisë dhe kërkuan mbrojtjen e familjarëve, në mënyrë që ashtu siç bëri Nuredin Dumani të dëshmojnë për vrasje e atentate.
Ky vendim erdhi menjëherë pasi Indrit Beqiraj u mor peng në autostradën Durrës-Tiranë, arsyet e të cilit nuk janë zbuluar, por sipas dëshmive, autorë ishin bashkëpunëtorë të Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.
Dëshmitë e para të dy vëllezërve Beqiraj, çuan në goditjen e një grupi kriminal që dyshohet se kryenin krime kundrejt pagesave nga 50 deri në 150 mijë euro, nga hetimi i të cilëve prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencë duke ia kaluar SPAK por gjykata ja riktheu sërish.
Për arsye sigurie, masa për vëllezerit Beqiraj u nda nga ajo e personave të vënë në pranga nga dëshmia e tyre.
Dosje hetimore e prokurorisë ndëkohë ka zbardhur detaje nga veprimtaria e grupit të strukturuar kriminal, kryesisht në Durrës e Tiranë.
Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë dëshmuar se Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi i kanë punësuar për të vrarë Arben Mërkurin në Sukth dhe Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij në Tiranë.
Sipas tyre atentati do kryhej me porosi të Kasandër Nogës, dhe pas tërheeqjes së tyre, krimin e mori përsipër Kevin Zeneli, i cili vrau gabimisht Erion Çelën dhe la të plagosur katër persona të tjerë në zonën e "Don Boskos".
23-vjeçari Kevin Zeneli, që ka shërbyer si kontraktor dhe autor vrasjes dhe Rrumi i Shijakut janë mes 5 personave ende në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”.
