Policët e Beratit në hetim, dyshohet se kishin dijeni për serat me kanabis në Dimal
Efektivat e policisë së Beratit po hetohen për mosveprim ndaj serës me 870 kilogramë kanabis që u zbulua pak ditë më parë në fshatin Rërëz. Krahas prokurorisë që arrestoi 11 personat e dyshuar si organizatorë të përpunimit të kanabisit, drejtoria e standarteve profesionale ka nisur hetimet me dyshimin se policia lokale ka pasur informacion por nuk ka vepruar. Edhe gjatë arrestimeve dhe sekuestrimit të drogës policia lokale u shmang nga aksioni që u krye nga efektiva nga Tirana.
Zbulimi i serës me kanabis në Berat me pasojë arrestimin e 11 personave të dyshuar është bërë shkak për nisjen e hetimeve për policinë lokale me dyshimet për mosveprim në parandalimin e aktivitetit kriminal.
Drejtoria e standarteve profesionale ka dyshime se efektiva të policisë lokale kanë pasur dijeni për serën me kanabis në fashatin Rërëz nuk kanë vepruar për ndalimin e të dyshuarve dhe as për ta referuar rastin pranë prokurorisë.
Dyshimet janë krijuar pas dëshmive të punëtorëve të fermes të cilët kanë treguar se prej kohësh qëndronin në atë vënd dhe disa prej tyre kishin tentuar për tu larguar por që nuk ishin lejuar nga pronarët e kanabisit.
Ora News u interesua pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore për të marrë më shumë informacionë në lidhje me marrjen në pyetje të drejtorit të policisë Berat Edmond Targaj por edhe punonjësve atje por nga ky institucion nuk u dha asnjë informacion.
Burime të sigurta thanë se deri në këtë fazë kreu i drejtorisë vendore të Beratit nuk ka qenë është pjesë e marrjes së pyetje.
Në konferencën e zhvilluar në Tiranë pas aksionit, drejtori i policisë kriminale u shpreh se hetimi ka filluar si rezultat i informacioneve që ka pasur drejtoria e Beratit.
Sera u zbulua më 10 nëntor në fshatin Rërëz, të Dimalit ndërsa në të u gjetën rreth 95 gra, punëtore në këtë serë.


