Përmbyten banesat tek Siri Kodra, banorët kërkojnë ndihmën e zjarrfikëses
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 10:31
Reshjet e dendura të shiut të dielën kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa banesa në rrugën Siri Kodra në kryeqytet.
Pavarësisht se gjatë pasdites intensiteti i reshjeve është ulur ndjeshëm uji nga banesat e përmbytura nuk është larguar për shkak të bllokimit edhe të kanalizimeve.
Për këtë arsye banorët janë detyruar të njoftojnë zjarrfikësen për të bërë të mundur nxjerrjen e ujit jashtë banesave të tyre.
Siç edhe mund të shihet edhe nga pamjet, niveli i ujit brenda këtyre shtëpive ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake.
