Kryeprokurori Çela mirëpret homologun nga Kosova, në fokus bashkëpunimi kundër krimit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mirëpriti ditën e sotme në një takim zyrtar homologun e tij kosovar, Kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit, palët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.

Të dy personalitetet vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në të ardhmen.

Kryeprokurori Çela mirëpret homologun nga Kosova, në fokus