“Ballkani i Hapur” ndryshon formë/Pas lehtësirave për grurin serb, Rama thotë se sot shërben për energjinë
Nga Beogradi, kryeministri Rama foli për treg të përbashkët energjitik, duke i dhënë formë tjetër Ballkanit të Hapur, pas atij që na ndihmonte të importonim grurin serb. Ndërsa Rama foli për rajonalizim të energjitikës, Vuçiç premtoi 30 miliard euro investim në vitet e ardhshme në sektorin energjitik të vendit. Kosova nuk merrte pjesë në këtë takim rajonal.
Nga Beogradi kryeministri Rama i ka dhënë një formë tjetër nismës së “Ballkanit të Hapur”.
Ndërsa më herët ai, sipas Ramës, na ndihmoi që të siguronim grurin, sot Ballkani i Hapur është në funksion të së ardhmes energjitike të rajonit.
Rama: Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme. Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.
Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira.Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh.
Aktori i njohur dhe bashkëshorti i tij mirëpresin fëmijën e dytë
17 Nëntor, 17:00
Kryeministri Rama foli në konferencën e Beogradit për energjinë e gjelbërt, duke sjellë në vëmendje treg të përbashkët energjitik.
Vuçiç në krahun tjetër foli për 30 miliard euro investime në energjitikë në vitet e ardhshme në Serbi për të diersifikuar burimet.
Serbia është blerës preferencial i gazit rus në Ballkan, ndërsa në këtë pikë ka pasur edhe kritika nga Perëndimi.
Në konferencën e së enjtes morën pjesë liderë të vendeve të Ballkanit. Kosova nuk ishte pjesëmarrëse në këtë konferencë.

