“Restart 12”, trafik i kanabisit drejt Greqisë, prangoset 20-vjeçari, 28 të arrestuar në total

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 12”, i zhvilluar tetë ditë më parë, ku është vënë në pranga 1 tjetër shtetas.

Ai është  përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndëkrohë që me këtë arrestim shkon në 28 numri i të ndaluarve gjatë dymbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”.

“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Restart 12”, të zhvilluar më datë 09.11.2022, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Ky shtetas, ka kryer ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me peshë 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës.” – njofton polica.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.