Berisha: Ulsi, je dibrani më i shitur, vetëm dy mushkat e fshatit ke lënë pa i punësuar

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj drejtuese e seancës së sotme pezulloi punimet e kuvendit për 5 minuta pasi Berisha dhe deputetët e tij dolën e zunë foltoren. Ndërkohë që Felaj u largua Berisha vijoi të mbajë fjalimin duke e publikuar në facebook.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi ministrin e Drejtësisë se ka shitur Dibrën.

Sali Berisha:‘Je bërë famoz (I famshëm) Ulsi. Vetëm dy mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar. Të gjithë I ke punësuar ndaj dhe bën truprojen e EdI Ramës e nuk flet një fjalë për Skavicën. Të sjell ty këtu si binjak të Spiropalit. Kjo është detyra jote këtu. 

Ulsi Manja: Për Skavicën e more përgjigjen

 Sali Berisha: Provoje s hko ndërto Skavicën

Ulsi Manja qesh

Sali Berisha: Ulsi,  Nëse ka dibran më të shitur je ti"