SPAK aksion në Lezhë për tjetërsimin e pronave, disa zyrtarë të arrestuar
Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkuan këtë të enjte (17 nëntor) në zyrat e Kadastrës së Lezhës, ku mësohet se kanë sekuestruar dokumentacione dhe shoqëruan një person.
Burime thonë se hetimi ka lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare, por mbetet e paqartë nësë bëhet fjalë për procedimin ku janë marrë të pandehur disa ish-zyrtarë, përfshirë dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, apo kemi të bëjmë me një procedim të ri.
Më herët ish-kryebashkiaku i Lerzhës Fran Frrokaj u dënua me tre vjet burg me 28 tetor 2022 për tjetërsim të pronave në Ranën e Hedhun.
Gjykata gjeti fajtor dhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

