Boçi: Investimet te Porti i Durrësit me llogari off-shore, shteti shqiptar përfitim minimal
Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se Portit i Durrësit është një pikë kyçe dhe investimet po bëhen me llogari off-shore.
Ai tha se pritet që të ardhurat të vijnë nga shitje e apartamenteve dhe njësive tregtare me faljen e gati 1 milionë metra katrorë, ndërsa përftimi që merr shteti është shumë minimal.
Boçi: Portit i Durrësit është një pikë kyçe. Raporti i procedurës që investitori që investon nuk përputhet me investimin strategjik, sepse vjen nga llogari off-shore. Sipas kushtetutës dhe ligjeve për investimet këta investitorë duhet të deklarohet dhe të mos jenë të fshehur.
Edhe mënyra e procedimit dhe pritet që të ardhurat të vijnë nga shitje e apartamenteve dhe njësive tregtare më duket absurde me faljen e gati 1 milionë metra katrorë, sepse përftimi që merr shteti nga kjo mega aferë është shumë minimal që ka sot Porti i Durrësit.

