Çullhaj: S’ka njeri që nuk e kupton se incineratorët janë aferë, Rama thotë se shteti është ai

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Florian Çullhaj u shpreh se nuk ka njeri që nuk e beson se incineratorët nuk janë një aferë korruptive.

Ai tha se Rama shfrytëzon ekonomikisht privilegjin e pushtetit politik me të cilin e ka dominuar me një demokraci të udhëhequr dhe thotë se institucionet dhe shteti është ai.

Çullhaj: Nuk ka njeri që nuk e beson se kjo është një aferë korruptive dhe ata janë kapur mat në të. Prandaj sulmojnë ata. Më vjen keq që ngjit te njerëzit që normalizohet e keqja dhe filtrohet më pas. Për çështjet politike ka një përgjegjësi vertikale dhe fillon nga kryeministri.

Rama shfrytëzon ekonomikisht privilegjin e pushtetit politik. Ai ka një privilegj politik të cilin e ka dominuar me një demokraci të udhëhequr dhe thotë se institucionet dhe shteti është ai. Ai i përcjell shoqërisë idenë e kontrollit dhe të autocensurës. Është non sens që të paguhen njerëz që janë akoma në arrati.