Shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Paplekaj, nuk u thirr për të dëshmuar Emiljano Prenga

Gjykata e Elbasanit ka shtyrë sot sërish seancën për Arbër Paplekaj, ish-efektivin e RENEA-s që akuzohet se vrau simpatizanin e PS-së, Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Shkak kësaj rradhe ka qenë mosthirrja për të dëshmuar e ish-policit Emiljano Prenga.

Seanca është shtyrë për në datën 2 dhjetor, ora 10:00.