Reshjet e shiut: Dëmtohet diga e rezervuarit në Pukë, në Gjegjan prishet plotësisht ura

Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendin. Ndërkohë në veri të vendit ka patur rëshqitje gurësh në disa akse, ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime në banesa, ura e shkolla.

Nga bashkia Shkoder informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut ka patur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal - Breglumi. Në disa zona ka patur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet  me anë të një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohe në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëje rikonstruksionin e plotë të urës.

Nga bashkia Vau Dejes informohemi se në Vig Mnele ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjader.

Nuk ka energji elektrike në NjA Vau Dejes dhe NjA Hajmel.

Nga  bashkia Fushe Arrës informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhe të Nj.A. Blerim. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në Nj.A. Iballë dhe Fierz.

Nga bashkia Malësi e Madhe informohemi se si rezultat i shirave të rëna gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Nj.A. Shkrel, Kastrat dhe Kelmend.

Nga bashkia Pukë informohemi se në Qelëz është dëmtuar totalisht aksi rrugor Qelëz- Ukth, Maja e Mirgës. Ka patur rrëshqitje të rrugës në aksin rrugor të Kabashit, Memaj, Buhot, aksit rrugor Bicaj Blinisht Krove.

Në Gjegjan ka patur dëmtim në catinë e shkollës. Në rrugët rurale ka prezencë inertesh si pasojë e shkarjeve të gurëve dhe dherave.

Kanali vaditës Rras Kuzhnen është dëmtuar plotësisht. Ura e Rras Kuzhnenenit është dëmtuar plotësisht.

Në Pukë ka rëshqitje të trupit të digës së rezervuarit.