Zyrtare: Lear Kurti vdiq nga mbidozim akut me kokainë dhe ishemi akute
Lear Kurtit i ndaloi zemra menjëhere nga mbidoza e kokainës. Në këtë përfundim ka dalë mjekësia ligjore pas ekspertizës së kryer per vdekjen në rrethana ende të pasqyruara të 32 vjeçarit në duart e policisë. Prokuroria e Tiranës ka administruar ekspertizën ndërsa ende nuk ka përgjegjes për ngjarjen e një muaji më parë cila është në hetim .
Publikohet konkluzioni i akt ekspertimit mjeko ligjor të Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në rrethana të pasqaruara në duart e policisë, natën e 19 tetorit 2022 në Tiranë.
Në dokumentin e administruar nga prokuroria, thuhet se vdekja e të riut ka ardhur prej helmimit nga mbidoza me kokainë, që ka sjellë ndalimin e menjëhershëm të zemrës.
Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent. Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)" shkruhet në akt ekspertimin mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës informoi se ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, në lidhje me shkaqet e vdekjes së Lear Kurtit, ku percaktohet diagnoza.
Autoritetet nisën hetimin e çështjes dhe në të janë përfshirë efektivë të policisë dhe mjekë të spitalit të traumas, të cilët janë marrë në pyetje.
Tre efektivë, ndërkaq u pezulluan, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes tragjike.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore në njoftimin e saj të parë për ngjarjen, tha se Kurti vdiq në spital, por nga të dhënat e mëvonëshme, u detyrua të përgënjeshtrojë informatën publike, pasi spitali deklaroi se i riu ka mbërritur atje i pajetë.
Nga hetimet e deritanishme është thënë, se në stomakun e të riut u gjet një qese plastike, e cila ishte e mbushur me kokainë.
Qesen, Kurti e ka gëlltitur në momentin që patrulla e policisë së komisariatit numër tre në Tiranë , po e ndiqte pasi nuk ndaloi për ti paraqitur mjetet e identifikimit.
Ai u kap 200 metra më tej dhe pasi u shoqërua në polici, ka ndërruar jetë, gjë e cila është konfirmuar nga spitali i traumës. Çështja është ende në hetim, ndërsa opozita ka akuzuar policinë, për përgjegjësinë e vdekjes së 32 vjeçarit, ashtu si në rastin e vrasjes së të riut, Klodian Rasha në Dhjetor 2020.