Kuvendi/ PS u pret fjalën, deputetët e PD-së “seancë paralele” në rrjetet sociale: Përjashtoni Ramën

Seanca e sotme parlamentare nisi me debate të ashpra mes palëve, pasi kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti një fjalim në lidhje me zbardhjen e procesverbalit që dënonte dy deputetët demokrat Edi Palokën dhe Bujar Leskaj. Ndërkohë që Berisha po mbante qëndrimin e tij Ermonela Felaj ka ndërhyrë duke marrë në mbrojtje kryeministrin e saj Edi Ramën dhe i ka ndërprerë fjalën kryedemokratit.

Kuvendi është përfshirë në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e kësaj të enjteje, 17 nentor. Shkak u bë refuzimi për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen e genocidit në Kosovë, si dhe refuzimi i ministres Olta Xhaçka për të dhënë sqarime lidhur me çështyjen e investimeve strategjike në brengetin e jugut të bashkëshortit të saj.

Po ashtu kreu i demokratëve nga foltorja e Kuvendit kërkoi sqarime për procesverbalin e mbledhjes që dënonte dy deputetët demokratë Edi Palokën dhe Bujar Leskaj që u përjashtuan një javë më parë.

Sali Berisha: I jap paralajmërim Edi Ramës. 

Në këtë moment ndërhyn drejtuesja e seancës Ermonela Felaj e cila i ndërpreu fjalën kryetarit të PD-së Sali Berisha.

Por situata do të vijonte në mënyrë të pazakontë pasi deputetët e PD-së vendosën që mesazhet e tyre për publikun nga foltorja ti vijonin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjatë transmetimit në facebook do të dëgjoheshin replika të forta mes Berishës dhe socialistëve Ulsi Manja dhe Taulant Balla.

Ndërsa Deputeti Belind Këlliçi deklaroi se Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit për gjuhën e përdorur.

Belind Këlliçi: Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit.

Ndërkaq akuzat do të vijonin edhe nga oborri i Kuvendit, ku kryedemokrati Berisha deklaroi se gjithccka po bëhet për të shuar zërin e opozitës.