Boçi: Në Elbasan janë shtuar në mënyrë fiktive të punësuarit dhe KEMP-et për vota

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi tregoi se si do ta mbrojë votën e tij në një qark të vështirë si ai i Elbasanit.

Ai tha se ekziston vjedhja e votave para se të futen në kuti sepse bashkia e Elbasanit ka mbi 2 mijë të punësuar shtesë, sepse e kanë rritur në mënyrë fiktive ndihmën ekonomike dhe KEMP-in.

Si mund ta zgjidhim vjedhjen e votës?

Boçi: Unë do të kem njerëzit e mi në procesin zgjedhor për mbrojtjen e votës. E di pse ekziston vjedhja e votave para se të futen në kuti. Sepse bashkia e Elbasanit ka mbi 2 mijë të punësuar shtesë, sepse e kanë rritur në mënyrë fiktive ndihmën ekonomike dhe KEMP-in.

Ne do ta vazhdojmë këtë sepse misionet tona nuk janë kaq të thjeshta. Beteja ka shumë dimensione është e dhe për mënyrën se si do të mbrohet vota. Ne jem i përballë një procesi dhe seti i masave do tu përgjigjet konstatimeve për mbrojtjen e votës. Unë në Elbasan kam edhe njerëzit pas.