Vrasja e Briken Sanajt, makina e krimit hyri nga Kosova, target iu ndryshuan në Shqipëri

Kur kanë kaluar tre ditë nga vrasja e Briken Sanaj tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë policia dhe prokuroria duket se janë afër identifikimit të autorëvë të ngjarjes. Sipas të dhënave makina e autorëve erdhi nga Kosova pak ditë para se ndaj 39 vjeçarit Sanaj të kryhet ekzekutimi. Përveç Tiranës dhe Lezhës edhe në Kosovë hetuesit po mbledhin prova.

Makina e tipit “BENZ CLS”, e cila u përdor nga autorët për eleminim e Brikën Sanajt vetëm pak ditë para krimit ka hyrë në territorin e Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga sektori i krimeve të rënda rezulton se makina ka hyrë nga pika kufitare e Morinës.

Kamerat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar kanë pikasur se makina kishte targa kosovare, dhe sapo ka hyrë në territorin e shqipërisë i janë ndërruar targat, duke vendosur ato të vjedhurat.

Për këtë arsye një grup nga policia e Tiranës ka udhëtuar drejt Kosovës për të mësuar më shumë mbi personin që ka këtë mjet në pronësi, dhe nëse është në dijeni që makina e tij është e përfshirë në krimin tek kodra e diellit.

Hetimet për këtë ngjarje janë shtrirë edhe në Lezhë.

Kamerat e sigurisë të sekuestrura në disa lokale të zonës si dhe në afërsi të lokalit ku vetë viktima ishte i ftuar pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Ekspertet e policisë thonë së vrasja është kryer nga shitës amator.

Kjo për shkak se më të njëjtën makinë që kanë vëzhguar shënjestrën e tyre kanë lëvizur edhe pas krimit deri në zonën e qafës së kasharit, aty ku dhe u dogj.

Të dhënat e deritanishme të policisë tregojnë së vrasja e Briken Sanajt mund të ketë ardhur nga sherri i ndodhur 10 vite më parë në Lezhë.