BKH dhe SPAK sërish kontrolle për kokainë në kontenierët e Bana King në Portin e Durrësit

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe agjensive të tjera vijojnë kontrollin në portin e Durrësit e kontejnerëve të kompanisë Bana King, pas zbulimit të 35.5 kilogramëve kokainë në një ngarkesë të ardhur nga ekuadori. Pronari i kompanisë, Trifon Murataj, i shpallur në kërkim, mbetet i lirë në arrati.

Kontenierët e kompanisë “Banaking” hapen dhe arkat me banane po kontrollohen një nga një në portin e Durrësit, me dyshimin se mes tyre mund të jetë fshehur kokainë.

Zbulimi i ngarkesës prej 35.5 kilogramë më 3 Nëntor të këtij viti pasi ishte cilësuar e pastër në Skaner ngriti në alarm agjensitë ligjzbatuese.

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit jane vendosur në Portin e Durrësit bashkë me Task Forcën e posacme që vepron aty.

Pas skanimit të detyrueshëm kontejnerët i nënshtrohen verifikimit të imtësishëm.

Fillimisht me qen të stërvitur për të nuhatur lëndën narkotike dhe më pas manualisht, nga agjentët.

Strukturat metalike të kontejnerëve të mbërritur për llogari të kompanisë Banaking gjithëashtu i nënshtrohen kontrollit, pasi ndër vite janë disa raste kur droga ka qenë e fshehur në pjesën e motorit frigoriferik.

Burime thonë se janë 184 kontejnerë të mbërritura vende të cilësuara më rrezik të lartë për trafikun e drogës, ndaj 5 pika kontrolli janë ngritur për këtë qëllim Brenda portit të Durrësit.

Rezultatet e operacionit të drejtuar nga SPAK për momentin nuk bëhen të ditura.

Administratori i kompanisë “Zico” sh.a, Petrit Demishaj dhe punonjësit e skanerit Alban Naziraj e Artur Sevdaraj ndodhen në burg për kokainën mes bananeve të mbërritura nga ekuadori në fillim të nëntorit.

Presidenti i kompanisë BanaKing, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim.

Edhe më 6 nëntor 2022 u zhvilluan kontrolle në kontenierët me banane të kompanisë Bana King.

Kontrolli i parë erdhi pas kapjes së 35.5 kg kokainë me 3 nëntor, në ngarkesën me banane, teksa policia kishte dyshime se një pjesë e ngarkesës së drogës mungonte.

BKH dhe SPAK sërish kontrolle për kokainë në