Kokainë në Durrës? BKH në aksion, kontrollon dhe anijen “CONTSHIP ECO” që erdhi nga Pireu

Kokainë në Durrës? BKH në aksion, kontrollon dhe anijen
Furgoni i efektivëve të BKH

Ditën e sotme u vërejt një sasi e shtuar e policisë në rajonin e Portit të Durrësit sidomos te kontejnerët.

Ekspertët e Byrosë së Hetimit  po zhvillojnë kontrolle në Portin e Durrësit.

Ato do të kalojnë në skaner të gjithë kontejnerët e dyshuar.

Ditën e sotme arriti një anije tjetër “CONTSHIP ECO” nga port i Pireut që ka sjell rreth 129 kontejnerë.

Duke qenë se pjesëtarë të ekipit të skanerit rezultuan bashkëpunues siç dyshohet deri tani me importuesit e drogës ka filluar policia të bëjë kontrolle vetë me qen antidrogë.

Vihet re intensitet më i madh mjetesh pasi niset anija për në portin e Ankonës. Nga njoftimet e deritanishme nuk rezulton të jetë gjetur drogë.

Duhet parë në një njoftim të mëvonshëm nëse ka një rezultat konkret të kërkimeve që po ushtrohen.

Gazetari Mark Brunga raporton për Ora News se mund të ketë mungesë besimi tek ata të cilët janë marrë deri tani me drogën pasi ka dyshime për qarkullim të sasirave të drogës nga Porti i Durrësit ndaj ka shkuar për kontroll BKH, janë shtrirë më tej kërkimet. Po kërkohen kontrolle direkte nga organe që duan ta vënë përpara përgjegjësisë personat përkatës.