“Rublat ruse” mburoja e Ramës, Nesho: Duan të projektojnë që opozita nuk është një alternativë
Prej ditësh Rama ka akuzuar Partinë demokratike se ka përfituar para nga rusët, por ditën e sotme Balla ka filluar të aludojë dhe për një tjetër parit që mund të jetë Partia e Lirisë.
Nënkryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se duan të projektojnë që opozita nuk është një alternativë.
Agim Nesho: Në radhë të parë është tërheqja e vëmendjes së aferës korruptive të Portit të Durrësit. Po të shikosh është veprimtari e qeverisë Rama, janë politik e tij dhe të Vuçiç që tregojnë se direksioni i politikave ruse është ulur këmbëkryq në Ballkan. Duan të projektojnë që opozita nuk është një alternativë dhe për të bërë të mundur që pastaj sa të bëhen zgjedhjet të bëhet një dezinformim tjetër.
A do të ketë PL një reagim zyrtar?
Agim Nesho: Kjo klikë në pushtet ka prodhuar çdo gjë, ka arritur që të bëjë që dhe që opozita të ndahet. Ne jemi kundër të gjithë kësaj retorike boshe që nuk është gjë tjetër përveçse shpifje. Do të vijë koha kur do të tregojmë se kush është kah politikave ruse. Fokusi ynë duhet të jetë tek afera e incineratorëve si dhe tek projekti i Durrësit.
Edhe dosja për zotin Meta po vjen vazhdimisht në skenën politike, pse tani këto akuza?
Agim Nesho: Maxhoranca e ka prodhuar këtë dosje dhe kjo ka qenë ndër shfaqjet më të shpifura. Ka qenë synim që dhe para zgjedhjeve të kaluara të godasë këtë parti dhe të qeverisë vendin në kushtet e një autokracie të plotë.
