Lapaj: E kam marrë pushim se me thonë i prish punë opozitës, por për 2 javë e mbush bulevardin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj u shpreh se bulevardi në qendër të Tiranës mbushet edhe pa partitë politike.

Ai tha se i mjaftojnë vetëm dy javë kohë dhe mund ta mbushë sërish sheshin ashtu si në protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve.

Lapaj: Ai bulevard mbushet edhe pa parti politike. Sigurisht që do të thonë se po i shërbeni Edi Ramës dhe doni t’i prishni punën opozitës, prandaj unë e kam marrë pushim për të mos krijuar kështu me opozitës. Po për të mbushur bulevardin, e mbush prap. Me jep dy javë kohë dhe e mbush.

Ka revoltë dhe ka revoltë dhe pakënaqësi. Ka qytetarë që nuk kanë besim tek partitë politike. Nuk është problem mbushja e bulevardit.