“Mbreti” shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi u zhduk sapo doli nga burgu
I cilësuar si "mbreti i kokainës" në Ekuador, Dritan Rexhepi, ka pushtuar sërisht vëmendjen e mediave. Në një shkrim të publikuar nga gazetat vendase thuhet se i dënuari për trafik droge kërkohet nga Shqipëria dhe Italia por duhet të qëndrojë në Ekuador deri në vitin 2027 pasi është dënuar me kusht atje. Pavarësisht këtij dënimi, Rexhepi është zhdukur pa gjurmë.
Mediat e Ekuadorit i kanë kushtuar një tjeter shkrim shqiptarit Dritan Rexhepi, duke e cilësuar si "mbreti i kokainës".
Sipas artikullit të publikuar një ditë më parë thuhet se Rexhepi kishte arritur të krijontë një strukturë kriminale brenda burgut ku po vuante denimin për trafik ndërkombëtar droge.
Edhe pse kërkohet nga Shqipëria dhe Italia, Rexhepi mbahet në Ekuador për shkak të dënimit të dhënë ndaj tij në këtë shtet.
“Mbreti i kokainës” u arrestua në qershor 2014 në Guayaquil, përmes operacionit “Ballkani”.
Pas lirimit nga gjykata ai duhet të qëndrojë në Ekuador deri më
Në gusht 26 qershor 2027, kur i përfundon dënimi për trafik droge.të vitit të kaluar, Diego Poma Chamba, gjyqtar i Garancive Penitenciare, me seli në Guayaquil, pranoi kërkesën e Rexhepit për lirim paraprak, me argumentin e mbrojtjes së tij se ai ka , një sëmundje autoimune.
Sipas mediave atje Rexhepi ka hyrë në Ekuador me dy identitete të rremë, me emrat Lulëzim Murataj ose Edmir Kraja, më pas me anë të identifikimit me gjurmëve të gishtave është zbuluar se ishte në kërkim nga Europoli.
Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia, por hyrja e tyre në fuqi do të dodhë vetëm me përfundimin e dënimit në Ekuador.
Pavarësisht se Rexhepi do të duhej të paraqitej çdo 15 ditë përpara njësisë së riintegrimit social të Guayas, atij i ndalohet të largohet nga vendi dhe të përsërisë krime të tjera, megjithëse siç raportojne mediat ai është zhdukur.
Përveç historisë kriminale, ai njihet edhe për arratisjet e tij.
Rexhepi sipas mediave është arratisur nga burgu më shumë herë sesa trafikanti meksikan i drogës Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.


