Maqedonia e Veriut kërkon kthimin e artefakteve të trafikuara prej 2013, Kovaçevski: Do shkoj vetë në Shqipëri ti marr

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zotohen për bashkëpunim në disa fusha të ndryshme, duke nënshkruar me njëra-tjetrën 21 marrëveshje dhe memorandume.

Veccanërisht Shkupi kërkoi bashkëpunim në fushën e kulturës, ku i kërkon Tiranës t’i kthejë zyrtarisht ikonat e trafikuara në 2013-n.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se do të vijë vetë në Shqipëri për të marrë artekfatet dhe për ti khyer në Shkup. Një marrëveshje të tillë e quajti “provë konkrete për bashkëpunimin dhe zhvillimin e mirëbesimin e ndërsjelltë"

Dimitar Kovaçevski: Marrëveshja për kthimin e artefakteve të paligjshme që janë treguar që nga 2013. Janë artekfate të shekullit XIX dhe pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Pas marrëveshjes do të kthehen në vendin tonë. Do të punojmë në njohjen dhe futjen në unitet kanonik të kishës maqedonase me të gjithë kishat e tjera ortodokse. Premtova se do të shkoj në Shqipëri dhe të gjithë 121 artefaktet që gjenden atje do I kthej në vendin tonë”

Më tej ai tha se gjatë ditës së ardhshme do të dorëzohen tek kisha ortodokse e të gjithë maqedonasit e veriut të shijojnë pasurinë që e posedon.

Edhe vetë kryeministri Rama e mbështeti, ndërsa gjatë firmosjes së marrëveshjes i dhuroi kryeministrit maqedonas një pikturë me detaje fetare.

Ndërsa zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi propozoi 3 marrëveshje të reja përveç akteve që ishin në tryezë.

"Hapja e një vendkalimi kufitar. Lidhja hekurudhore Shkup - Durrës. Porti i Thatë në Strugë"

Këto kërkesa të zv. Kryeministrit maqedonas u mbështetën dhe nga qeveria shqiptare, ku kryeministri Rama mori përsipër ndërtimin e portit të thatë në Strugë si dhe zbuloi detaje për pikën e re doganore Strugë-Pogradec, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Edi Rama: "Kemi finalizuar 21 akte të dakordësuara në një proces ndërveprimi intensiv, si pjesë tanimë organike e qeverive tona që janë në ndërveprim të vazhdueshëm me njëra –tjetrën, por njëkohësisht kemi dakordësuar edhe tre nisma të propozuara nga zv/kryeministri i parë Artan Grubi, që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndërtimin e infrastrukturës së “Korridorit 8”, ndërtimin e një “Porti të Thatë” në Strugë dhe hapjen e vendkalimit të parë kufitar Strugë-Pogradec.

Të treja këto me një rëndësi të madhe strategjike të diskutuara edhe më parë dhe nga ana tjetër kemi rënë dakord që përsa i takon projektit paraprak të “Portit të Thatë” të Strugës do ta marrë përsipër qeveria shqiptarë në kuadër të marrëveshjes që ka me kompaninë e mirënjohur Royal Haskoning e cila ka projektuar portin e ri komercial dhe të kombinuar me zonën ushtarake të Durrësit si dhe Portin e Thatë të Prishtinës. Kështu besojmë që ne krijojmë një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së volumit të ndërveprimit mes shteteve tona gjë që ka qenë edhe qëllimi parësor dhe mbetet edhe qëllimi parësor i nismës së Ballkanit të Hapur, por po ashtu edhe Procesit të Berlinit.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut u takuan këtë të hënë, 14 nentor, për herë të dytë në Shkup, ku mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët.

Në mbledhjen e përbashkët u firmosën përkatësisht 12 memorandume, 5 marrëveshje, 3 protokolle dhe 1 program. Marrëveshjet në fjalë përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë, si edhe bashkëpunim ne fushën e energjisë elektrike.