Durrësi si Ukraina, në zonën e plazhit gjen ende ndërtesa të shkatërruara nga tërmeti

Ky pallat ndodhet në Durrës dhe jo në Ukrainën e bombarduar nga Rusia.

Në zonën e plazhit duket sikur tërmeti ka ndodhur dje.

Tre vite pas ngjarjes në qytetin bregdetar gjen ende ndërtesa të shkatërruara.

Muret që rrezikojnë të bien kërcënojnë jetën e çdo personi që kalon aty pari.

"Frikë të kalosh."

Pallatet e braktisur janë kthyer në strehë për përdoruesit e lëndë narkotike të tjerët në kontenierë mbeturinash.

"Aty futen të gjithë rrijnë, është plot me ujë gropa poshtë."

Banorët enden me qira dhe akuzojnë Bashkinë që i ka lënë rrugë tre vite nga tërmeti.

"8 pallate të lagjes 5 janë pa vu dorë. Nuk e kanë në mend me ndërtu, as me rindërtu,as me riparu. Bëjnë ca stukime në pallate jashtë."

Kanë protestuar disa herë dhe paralajmërojnë të tjera tubime.

"Në pak ditë mund të jenë të gjithë para bashkisë me çadra sepse nuk kanë ku hyjnë më, nuk paguajnë dot qiratë."

"Çdo turist që vjen në Shqipëri, sado bukur të jetë kur viziton Durrësin, kur ta shohë këtë gërmadhë këtu i humb komplet imazhi si vend turistik Durrësit."

Teksa në Durrës janë me dhjetëra pallatet që ende nuk janë rindërtuar apo riparuar, në zonat rurale të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 ka ende familje që jetojnë në çadër.