"Japim 630 mln euro pasuri publike marrim 280 mln" Alibeaj rendit shkeljet në projektligjin për Portin e Durrësit

Enkelejd Alibej në nja deklaratë për mediat ka bërë me dije të gjitha shkeljet e bëra në projektligjin për dhënien e Portit të Durrësit me koncension.

Sipas tij ka mungesë të transparencës së dokumenteve, projektligji  bie në kundërshtim me dy marrëveshje të stabilizim asocimit, shkel dy dispozita të kushtetutës shqiptare.

Gjithashtu teksa bën publik shifrat në euro me të cilën jepet kjo pasuri publike krahasuar me ato që merren rezulton në humbje.

Alibeaj: Të bëhen transparente të gjitha dokumentet e Portit të Durrësit. Nga kërkimi që kemi bërë kanë rezultuar një serë shkeljesh. 

Projektligji, ky projektligj me porosi bie në kundërshtim me dy marrëveshje të stabilizim asocimit.  Ky ligj zbukuron buqetën e ligjeve të mëparshme me porosi të dhëna pa garë. 

Konkluzioni i dytë, ligji shkel dy dispozita të kushtetutës shqiptare.

Porti i Durrësit është ndër pasuritë më të mëdha që ky shtet ka. Jepet kjo pasuri 800 e 18 mijë metra katror dhe investitori përjashtohet nga taksat. Jo vetëm kaq por sipas këtij projekti nëse do të realizohet ai ndërtim masiv çdo ndërtues ka të drejtë që një përqindje të caktuar ta kalojë në fondin e strehimit social dhe nga kjo përjashtohet.

Çfarë leverdie ekonomike ka shteti shqiptar në dhënie e një sasie aq të madhe publike.Japim 630 milion euro pasuri publike marrim 280 milion. 

Alibeaj thotë se një projekt i tillë është i regjistruar në ofshor.

Alibeaj: Nga dokumentat që kemi studiuar lind një pyetje e thjeshtë, cila është arsyeja që një projekt i tillë është i regjistruar në ofshor, në parajsë fiskale në ishujt kajmak,  sigurisht të mos merren vesh pronarët e kësaj kompanie. Është një nga çështjet që Shqipëria merr kritika për pastrimin e parave. 940 miliard euro do të jenë borxhe nga investime  nga të tretë.

"Shteti shqiptar ka mundësi të japë pasurinë dhe të mos marrë asgjë. Është një risk i madh që parashikohet në marrëveshje. Mungesë e plotë transparence dhe impakti social. Gjithçka është bërë në errësirë, asnjë dokumentim i dokumentave nuk është bërë publike.", shprehet ai.