Boçi dorëzon mandatin, kandidon për bashkinë e Elbasanit: Ia kam borxh qytetit

Dy ditë pas përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të atyre që synojnë të garojnë në procesin e primareve të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi bëri publike kandidaturën e tij në Bashkinë e Elbasanit.

E me gjithë problemet që paraqiten në bazë, ashtu siç pritej gara e demokratëve ka dështuar edhe në një nga qarqet më të mëdha në vend.

Kjo pasi Boçi është i vetmi emër që propozohet në përballjen e 14 majit para emrit që do përzgjidhet nga socialistët.
"Nuk është merita ime as e PD-se pro e bashkëpunimit dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët të faktoreve politike ne Elbasan"

Në përgjigje të interesit që shfaqi ky kandidim, Boçi sqaroi se çfarë do të bëjë me mandatet e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si nënkryetar i selisë blu. Për Boçin më i rëndësishëm se postet është detyrimi që ai ndjen përballë votuesve të tij.

“E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve. Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore” tha Boçi para gazetarëve.

Boçi tregoi dhe borxhet që e nxitën të dorëzojnë mandatin e deputetit për të kandiduar.

"Sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:

I kam borxh suksesin

I kam borxh mbështjen

I kam borxh kohën

Përkushtimin,  arritjet.

I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar

I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore

I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës

I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar

I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.

Ti shlyej duke punuar bashke me durim:

Që qytetin tia kthejme njerëzve

Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm

Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit

Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.

Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.

Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj" 

Ndërkohë që 12 nëntori ishte afati i fundit për depozitimin e kandidaturave, pritet që komisioni organizativ i PD të dalë me listën zyrtare të kandidatëve që do të marrin pjesë në këtë proces.